Celebrities Gossip Showbiz

Don Xhoni na prezanton me menaxherin e tij më të ri!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të publikojë.

E së fundmi Xhonatani ka deklaruar diçka të rëndësishme në lidhje me karrierën e tij muzikore. Me anë të një Instastory, reperi ka lajmëruar se nuk do të jetë pjesë e labelit ‘Gjoni Black Entertainment’, duke falenderuar të gjithë djemtë për punën dhe kontributin e dhënë në rrugëtimin e tij muzikor dhe ka cilësuar se miqësia e tyre do të jetë e përjetshme, duke shmangur kështu aludimet e ndonjë zënke mes tyre.

E tanimë duket se artistin do ta shohim në menaxhimin e një figure shumë të njohur në Kosovë për sa i përket këtij drejtimi dhe ai është pikërisht Denis Avdiu. Këtë bashkëpunim të ri e kanë e dije vetë djemtë me anë të një postimi në llogaritë përkatëse në Instagram.

E ardhmja është këtu! I lumtur të zbuloj dhe të mirëpres artistin tim të ri, Don Xhoni.

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur mbi 40 milion klikime në platformën YouTube.