Celebrities Showbiz

Dua Lipa i jep fund lidhjes së saj me Anwar Hadid pas 2 vitesh së bashku!

Prej kohësh kanë qarkulluar thashetheme se marrëdhënia e Dua Lipa-s dhe Anwar Hadid, ishte në krizë. Këngëtarja 26-vjeçare ka qenë në një lidhje romantike me 22-vjeçarin Anwar, i cili është djali i Yolanda Hadid dhe vëllai i modeleve Gigi dhe Bella Hadid, që nga viti 2019.

Sipas të dhënave të fundit, mësohet se tashmë çifti është ndarë përfundimisht. Revista “OK” raporton se ylli i muzikës pop dhe modeli kanë vendosur t’i japin fund njëherë e mirë lidhjes së tyre dy vjeçare. Shkak është bërë distanca mes tyre pasi këngëtarja ka qëndruar në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në New York. Një burim tha për “The Sun” muajin e kaluar se:

Çifti hodhi idenë për të shkëputur gjithçka muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të qëndrosh larg po rezulton e vështirë.

Ndarja vjen pasi motra e Anwar, Gigi pati një ndarje të keqe nga Zayn Malik. Anwar dhe Dua nuk kanë folur ende publikisht për ndarjen e tyre.

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka njoftuar se nuk do të performojë në “iHeartRadio Jingle Ball”. Lajmin e keq e bëri të ditur për fansat e saj me anë të një postimi të publikuar në InstaStory, ku u shpreh se ishte diagnostikuar me laringit. Tani Dua u detyrua të anulojë një tjetër koncert.

Anulimi i koncertit “Jingle Ball” vjen më pak se një javë pasi ajo u shpreh se sa zemërthyer ishte që gjithashtu u detyrua të anulonte paraqitjen e saj në “Jingle Ball” të iHeartRadio KIIS FM në Los Angeles për shkak të sëmundjes së saj.

Përpos gjithçkaje artistja ka vendosur që nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram t’i lajmërojë të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj në lidhje me datat e zhvillimit të turneut të saj me titull “Future Nostalgia”. Konkretisht në muajin shtator të vitit 2022 në Meksikë, Kolumbi dhe në Argjentinë.