Botë e Çuditshme Lifestyle

“Dua të bëhem nënë…”/Kukulla Ken nuk ndalet, kërkon të kryejë operacionin e fundit plastik!

Për 38-vjeçarin Rodrigo Alves, dëshira për t’i ngjarë Ken-it, të dashurit të kukullës mitike Barbie u kthye një qëllim më vete. Një qëllim që kaloi çdo pritshmëri të mundshme, aq sa ai ka përfunduar në rekordet Guinness. Ai ka kryer plot 42 ndërhyrje estetike për t’i ngjarë princit të preferuar të të gjitha kohërave. Kjo dëshirë thuajse “e sëmurë’’ i ka kushtuar djaloshit braziliano-anglez plot 400.000 euro.

Por, duket se mania e ndryshimeve nuk ka mbaruar akoma, pasi Rodrigo Alves, tani i vetëquajtur Jessica, ka nisur trajtimet për ndryshimin e gjinisë. I ftuar në emisionin britanik “The morning”, ndër të tjera ai shpjegoi:

Unë ende nuk kam organe femërore, por ndihem më grua se çdo grua tjetër. Prioriteti im është vetvetja. Më duhen ende dy ose tre operacione të tjera për të përfunduar këtë gjë dhe do e mbyll me kaq me operacionet plastike. Dëshirat dhe ndjenjat e mia duhet të respektohen. Çfarë dua për të ardhmen? Do të doja të bëhesha nënë dhe të kisha një fëmijë. E imagjinoj veten që tani duke u kujdesur për të voglin tim dhe duke qenë me dikë që më do.

Rodrigo është i bindur se pamja është gjithcka dhe nëse dukesh bukur mund të arrish majat. Edhe pse ai shprehet se nuk arrin ta ndjejë fytyrën e tij pas operacioneve nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.