Celebrities Gossip Showbiz

Në nder të Pal Kolës, banorët e “BBV2” marrin nismën e veçantë!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në nder të viktimës Pal Kola, punonjësit të sigurisë së godinës së Top Channel,  i cili humbi jetën padrejtësisht pak pas mesnatës të së dielës, Dea Mishel mendoi që ajo në bashkëpunim me të gjithë banorët, të realizonin një skulpturë dhe ta nxirrnin në shitje. Me paratë që do fitonin nga shitja e skulpturës, Deamishel tha që të shkojnë për familjen e të ndjerit. Dea hodhi idenë që në bazë të tematikës “Ëndrra vazhdon”, banorët të punonin një portret të shtrirë duke fjetur, me yje që i dalin nga sytë dhe që formojnë një kurorë që ngrihet lart.

Ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Ndërkohë, dinamika e ngjarjeve ka ndryshuar në “BBV” teksa sulmi terrorist në Top Channel, ka shkaktuar stres dhe frikë te banorët. Si pasojë e kësaj, secili prej tyre ka komunikuar përmes një telefonate me një të afërm. Telefonata e Luizit ishte me mamanë e tij