Celebrities Gossip Showbiz

Dy ‘binjake’ si Arilena Ara dhe Miriam Cani!

Arilena Ara dhe Miriam Cani dihet prej kohësh që kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën. Miqësia e tyre ka nisur që në fillimet e karrierës së Arilenës. Dy mikeshat nuk kanë sjellë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim së bashku, megjithatë do të ishte një kombinim shumë interesant.

Para pak orësh, dy bukuroshet kanë ndarë me ne në rrjete sociale një video ku teksa shfaqen së bashku tërësisht pa mek-up si jemi mësuar t’i shohim bashkë, veç miqësisë Miriami dhe Arilena kanë një ngjashmëri shumë të madhe dhe këtë e dinë dhe vetë.

Binjakja ime

Dy mikeshat gjithmonë e urojnë njëra-tjetrën në rrjetet sociale dhe herë pas here postojnë foto së bashku duke na treguar përveç se miqësisë së ngushtë edhe ngjashmërinë e madhe që kanë të dyja.

Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh por këngëtarja e hitit “Nëntori” solli për dëgjuesit e muzikës së saj një album. Ky album për Arilenën ishte shumë i veçantë, pasi bukuroshja u shpreh se përfaqësonte një pjesë të saj.