Celebrities Gossip Showbiz

“Ke me mungu”, Arilena paralajmëron surprizën e rradhës nga albumi “Pop Art”!

Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja bukuroshe lajmëroi se do të rikthehet. Jo vetëm me një këngë, por këngëtarja e hitit “Nëntori” është duke sjellë për dëgjuesit e muzikës së saj një album. Arilena, gjithashtu zbuloi disa detaje nga albumi që është duke u lançuar.

Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje.

Ky album për Arilenën është shumë i veçantë, pasi këngëtarja ka shprehur se përfaqëson një pjesë të saj. Deri më tani është lançuar kënga e saj solo “Aligator” dhe bashkëpunimi me Dafinën “Thirre policinë”. Duket se për këtë album vlen shprehja “fillimi i mbarë, gjysma e punës”, pasi të dy projektet e saj numërojnë miliona klikime dhe janë gjithashtu pjesë e “The Top List”, ku dhe mund t’i votoni për t’i renditur sa më lart.

18/09/2021

Së fundmi, Arilena paralajmëroi dhe projektin e rradhës që duket se do të jetë një këngë dashurie. Me anë të një postimi në Instagram, vetë këngëtarja e ka bërë këtë me dije duke shkruar:

“Ke me mungu” nga “Pop Art” albumi, vjen së shpejti

Arilena na ka zbuluar gjithashtu dhe titullin e këngës që është “Ke me mungu”, megjithatë ende nuk ka treguar një datë publikimi, duke na lënë kështu në pritje të detajeve të tjera.