Celebrities Gossip Showbiz

Dy fëmijët e tij tanimë në sytë e të gjithë botës, këngëtari italian Tiziano Ferro zbulon se është bërë baba!

Së fundmi, këngëtari italian Tiziano Ferro i ka surprizuar të gjithë teksa ka zbuluar se është bërë baba. Këtë lajm të gëzueshëm artisti e bëri të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social Instagram me një foto të ëmbël, duke publikuar për herë të parë portretin e një familjeje të lumtur me katër anëtarë. Ndërkaq, ai ka shkruar:

Dy telefonata më bënë njeriun më të lumtur në botë. E para disa muaj më parë: një vajzë e vogël. E dyta disa javë më vonë: këtë herë një djalë. U bëra baba dhe dua t’ju prezantoj me këto dy mrekulli, 9 dhe 4 muajsh. Margherita dhe Andres, jeta juaj sapo ka filluar. Por edhe e jona.

Për mua dhe Victor, përvoja e prindërve përfaqëson nderimet më të larta, punën më kërkuese, të cilën do ta përballojmë me dashuri, vëmendje, butësi dhe përkushtim. Ne e kuptojmë dhe e pranojmë kuriozitetin që mbretëron rreth nesh, por ju kërkojmë të respektoni konfidencialitetin e Margherita-s dhe Andres.

Ne do të kujdesemi për fëmijët tanë, do t’i mbrojmë ata dhe do të ruajmë intimitetin e tyre sa më mirë që mundemi. Do të jetë vetëm në dorën e tyre të vendosin “kur” dhe mbi të gjitha “nëse” do të ndajnë historinë e jetës së tyre, është e drejtë që ata ta dinë atë përpara pjesës tjetër të botës. Është një e drejtë e padiskutueshme. Faleminderit për dashurinë dhe mirëkuptimin që keni gjithmonë. Ne ju duam!”

42 vjeçari vlen të theksojmë se nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të pasur një fëmijë. Në vitin 2019 ai gjeti dashurinë e jetës dhe u martua me amerikanin Victor Allen.