Celebrities Gossip Showbiz

Dy mikesha si Dafina dhe Kida, por a mund të kemi një bashkëpunim të dytë mes bukurosheve së shpejti?

Këtë verë artistët u siguruan që të sillnin këngë verore që u dëgjuan kudo. Në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët u bënë bashkë duke e konsideruar këtë sezon padyshim si vera e bashkëpunimeve.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. Dy bukuroshet na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku artistet kanë ndarë me ne disa postime ku shfaqen së bashku dhe duken mjaft të afërta me njëra-tjetrën. Ndoshta këto postime mund të mos jenë vetëm shenja miqësie, por edhe një dueti tjetër mes tyre por pa u konfirmuar këto janë vetëm spekulime.

Vajzat duket se nuk i kanë kursyer disa ‘thumba’ për artistët që bëjnë duete me njëri-tjetrin dhe pastaj nuk ‘shihen dot më me sy’. Fillimisht është Dafi ajo që shpërndan një video ku shfaqet duke ‘tallur’ Kidën e cila dëgjohet në sfond dhe kjo e fundit më pas ‘ia ka kthyer me po të njëjtën monedhë’.