Celebrities Gossip Showbiz

Ironizuan koleget? Dafina dhe Kida na ‘shkrijnë së qeshuri’ me postimet më të fundit!

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun Dafina dhe Kida, së fundmi kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë muzikor, i cili titullohet “Luje belin”. Dy bukuroshet na kanë treguar gjithmonë me anë të postimeve të tyre se përpos marrëdhënies si kolege kanë edhe një miqësi shumë të mirë së bashku. Së fundmi me disa postime në Instastory, vajzat duket se nuk i kanë kursyer disa ‘thumba’ për artistët që bëjnë duete me njëri-tjetrin dhe pastaj nuk ‘shihen dot më me sy’. Fillimisht është Dafi ajo që shpërndan një video ku shfaqet duke ‘tallur’ Kidën e cila dëgjohet në sfond dhe kjo e fundit më pas ‘ia ka kthyer me po të njëjtën monedhë’.

Së fundmi burime të sigurta për Prive kanë treguar se duhet të presim një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime. Nga ana tjetër, Kida sapo ka lansuar bashkëpunimin e saj ‘T’DU’ me Ledri Vulën.