Celebrities Gossip Showbiz

Dy ‘vëllezër’ si Don Xhoni dhe Butrint Imeri!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

Reperi, gjithashtu njihet edhe për miqësinë shumë të mirë që ka me këngëtarin Butrint Imeri dhe shpesh e postojnë njëri-tjetrin në rrjete sociale ku nuk i kursejnë fjalët më të mira që tregojnë afrimitetin mes tyre. E kështu ka ndodhur dhe mbrëmjen e sotme ku teksa kanë mbajtur një koncert së bashku, në fotot e publikuara në Instastory, krahas e janë konsideruar si ‘vëllezër’.

Vëllezër, pa hile. 

Don Xhonin dhe Butrint Imeri që përpos faktit se janë miq shumë të mirë kanë treguar se janë edhe një dyshe shumë e suksesshme në muzikë. Pas hitit që numëron miliona klikime ‘Corazon’ mund të presim diçka tjetër prej tyre. Para pak kohësh, teksa dy artistët kanë qenë në një koncert së bashku dhe kanë postuar foto krah njëri- tjetrit krahas kanë vendosur vitin 2022 duke na treguar se këtë vit mund të presim një surprizë të re nga ta.