Celebrities Gossip Showbiz

Dyshja e njohur e showbiz-it i japin fund lidhjes së tyre!

Dominic Fike dhe bashkë-ylli i tij në “Euphoria”, Hunter Schafer, thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këngëtari i “Mona Lisa” konfirmoi ndarjen teksa po fliste në një intervistë të Apple Music me Zane Lowe. “Thjesht kam mbaruar së qeni në një marrëdhënie tani”,-tha ai.

I pyetur për rikthimin në sezonin e tretë të “Euphoria” me ish-in e tij, artisti nuk beson se do të ketë ndonjë tension. “Mendoj se do të jetë mirë. Të gjithë jemi të rritur. Unë po përpiqem”,-tha ai. Ish-dyshja e njohur filluan lidhjen në janar të vitit 2022, kur u panë të kapur dorë për dore në restorantin ‘The Nice Guy’ në West Hollywood. Një muaj më vonë, ata zyrtarizuan romancën e tyre kur Fike publikoi një foto në Instagram duke u puthur me Schafer gjatë një festimi ditëlindjeje.