Aktorja transgjinore Hunter Schafer, e njohur për rolin e saj në serialin “Euphoria”, ka shprehur shqetësimin e saj pasi ka zbuluar se pasaporta e saj e re e tregon si mashkull.

Ajo ka sqaruar se ka plotësuar aplikimin si grua, por dyshon se departamenti i pasaportave mund ta ketë krahasuar aplikimin me certifikatën e saj të lindjes, që ende e identifikon si mashkull. Schafer ka pohuar se ky është pasojë e një dispozite të nënshkruar nga ish-presidenti Donald Trump, e cila njeh vetëm dy gjini.
Aktorja ka theksuar se, megjithatë, ky gabim nuk do të ndryshojë identitetin e saj dhe nuk e shqetëson në thelb, por pranon se i bën gjërat pak më të vështira.
Ajo ka shtuar se kjo është thjesht një mundësi për të ndarë realitetin dhe për të nënvizuar se transgjinorët janë të mrekullueshëm dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë pa ndonjë ndryshim, pavarësisht nga ndodhitë politike.
Unë kurrë nuk do të ndalem së qeni transgjinore. Një letër në pasaportën time nuk mund ta ndryshojë këtë