Celebrities Showbiz

“E bëj me krenari”, Keisi flet për punën e saj si kamariere në klub nate!

Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit është padyshim një nga më të bukurat! Reperi ka qenë i lidhur me të që kur ajo ka qenë një adoleshente dhe edhe pse distanca u bë shkak për ndarjen e tyre, pasi Keisi jeton në Kanada dhe reperi është vazhdimisht në lëvizje, dyshja vazhdon të ruajnë marrëdhënie shumë të mira.

Kjo gjë duket pak e çuditshme, pasi jemi mësuar që kur një çift i jep fund lidhjes të mos ruajnë komunikimin e mirë mes tyre. Mirëpo, kjo nuk ndodh me Stresin, i cili vazhdimisht thotë fjalët më të mira për ish- partneren e tij.

E nga kjo histori, padyshim që dhe bukuroshja ka qenë shpesh pjesë e portaleve me ose pa dëshirë. Së fundmi edhe pse e ndarë nga Stresi, Keisi është vënë në qendër të disa prej tyre, teksa ‘akuzonin’ atë se punon në një club nate.

Në një intervistë ekskluzive mbrëmjen e kaluar për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Keisi tregoi se si qëndron e vërteta e punës së saj, ku siguron të paktën 500 dollarë për rreth 5 orë e gjysmë. Ajo u shpreh lidhur me këtë se:

Nuk është hera e parë që flasin për jetën time private dhe jam mësuar, por kur vjen tek pjesa e punës, e bëj me krenari dhe nuk më pëlqen që thanë se e kam mohuar. Ishte diçka absurde se unë postoj minimumi tre herë në javë. Unë nuk kam promovuar që punoj në bankë dhe kam promovuar që punoj këtu sepse më duhet. Në bankë punoj nga ora 12 deri në 8. Në darkë punoj në një ‘lounge’ si kamariere nga ora 10 deri në orën 2. Bëjmë dhe punët për të rregulluar pas, që shkon deri 3 e gjysmë. Të dielën i them se kur kam mundësi të punoj tek kjo puna e dytë.

Ndërkohë rikujtojmë se, disa ditë më parë Keisi reagoi për herë të parë lidhur me këto lajme që qarkullonin në media nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Keisi u shpreh se nuk i vjen aspak turp nga të punuarit dhe arriturit gjërat me forcat e veta.