Aktualitet

E dhimbshme, 61-vjeçari Pal Koka u qëllua në shpatull, eci 8-9 metra për të kërkuar ndihmë por u rrëzua

Shumica e plumbave që u shkrehën ndaj godinës së Top Channel kanë lënë shenja në katin e dytë të godinës dhe pak në katin e poshtëm por njëri pre tyre bëri rikoshet dhe goditi në shpatull rojën 61-vjeçar, i cili ashtu i lënduar kërkoi të shkonte të miqtë e tij, rojet e tjera të sigurisë, që ishin në një kabinë pak më tutje. Por pasi eci 8-9 metra ai u rrëzua dhe dha shpirt.

Për momentin hetimi për sulmin ndaj Top Channel do të referohet për akuzën e ‘vrasjes në rrethana cilësuese’ në dëm të Pal Kolës dhe duke rrezikuar jetën e shumë të tjerëve. Për autoritetet hetimore vrasja e 61-vjeçarit më shumë mundësi ka qenë aksidentale. Kjo edhe për shkakun se plumbi që i ka marrë jetën ka qenë rikoshet dhe kjo të bën të mendosh se nuk ka qenë fare objektiv i autorëve.

Kujtojmë se një ditë më parë drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka bërë disa orë mbledhje me struktura lidhur me këtë ngjarje. Sipas Top Channel, policia ka gjetur prova të vlefshme, të cilat janë përcjellë në laboratorin shkencor dhe pritet të nxjerrin profile ADN-je dhe shenjë gishtash të cilat do të verifikohen nga databasat e policisë për të zbuluar nëse mund të ketë një emër për sulmin ndaj Top Channel.

Makina me të cilën të paktën 3 autorë, një ‘Range Rover’ që është gjetur më pas e djegur në Golem të Kavajës me 2 kallashnikovë, nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri. Pra numri i shasisë nuk është i regjistruar nga autoritet shqiptare dhe me shumë mundësi është vjedhur fillimisht në Angli.