Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

E dimë që nuk i rezistoni dot por është për të mirën tuaj, pas kësaj ore nuk duhet të konsumoni më kafe!

Shumica e njerëzve shijojnë një filxhan kafe të nxehtë për t’i mbajtur të zgjuar gjatë ditës, por kjo mund të ndikojë në gjumin tuaj. Kafeina ndërpret çlirimin e melatoninës, hormonit që na lodh. Mjekët sugjerojnë që filxhani i fundit i kafesë të mos pihet pas orës 14:00. Edhe pse kafeja ka një sërë përfitimesh shëndetësore, lënia e saj mund të jetë vendimi i duhur për disa njerëz.

Por pa marrë parasysh se sa joshëse mund të tingëllojë për të filluar një jetë pa kafeinë sa më shpejt të jetë e mundur, është më mirë të reduktoni sasinë e kafesë që pini çdo ditë gradualisht dhe t’i jepni vetes kohë për t’u përshtatur me ndryshimet. Trupat tanë bëhen të varur nga kafeja dhe eliminimi i saj nga dieta juaj papritur mund të shkaktojë disa simptoma të pakëndshme. Ndërkaq, një spërkatje qumështi mund t’i japë kafesë suaj një efekt mjaft pozitiv në shëndet, thonë shkencëtarët.

Kafeja e zezë është e mbushur me polifenole që mund të parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë. Proteinat nga qumështi mund të lidhen me antioksidantët dhe të ndihmojnë trupin të thithë më shumë prej tyre. Një nga pijet më të konsumuara në botë është kafeja. Ajo është në rrezik zhdukjeje pasi prodhohet në vendet e Amerikës së Jugut dhe Afrikës për shkak të kushteve të shiut dhe të lagështirës. Por, thatësirat e zgjatura mund t’i japin fund kultivimit të kafesë deri në vitin 2050.