Celebrities Showbiz

E dini pse Niciki Minaj nuk mori pjesë në “Met Gala 2021”?!

Edhe pse lista e të ftuarve në “Met Gala” u mbajt e fshehur deri në momentin e fundit, reperja Nicki Minaj ishte ajo që konfirmoi se nuk do të merrte pjesë në protokollet e sigurisë të eventit të shumëpërfolur. Muzeu Metropolitan i Artit ku edhe u mbajt sivjet “Met Gala” kërkoi që të gjithë pjesëmarrësit të vaksinoheshin kundër COVID-19, në përputhje me ligjin e New Yorkut që kërkon dëshmi të vaksinimit për aktivitetet e brendshme.

Disa minuta para se mbrëmja më më e madhe e modës të niste të hënën, reperja zbuloi në Twitter se ajo kohët e fundit u infektua me COVID-19 dhe deklaroi:

Nëse vaksinohem nuk do të jetë për “Met Gala-n”. Ata duan që ju të vaksinoheni për “Met”. Nëse unë vaksinohem nuk do të jetë për “Met”. Do të jetë kur të ndiej se kam bërë kërkime të mjaftueshme. Unë jam duke punuar me këtë tani. Ndërkohë të dashurit e mi, jini të sigurt. Vendosni maskën me dy lidhëse që ju mbulon kokën dhe fytyrën. Jo atë të lirshmen.

Në një status tjetër, Minaj tha se ajo u infektua me COVID-19 ndërsa po përgatitej për “MTV Video Music Awards”, ngjarje të cilën ajo gjithashtu e anashkaloi të dielën:

Mendoni se kush e mori COVID-in? A e dini se çfarë është të mos jesh në gjendje të puthësh ose mbash fëmijën tënd të vogël mbi një javë? Një foshnjë që është mësuar vetëm me nënën e tij?

Rikujtojmë se, reperja Nicki Minaj dhe bashkëshorti Kenneth Petty u paditen nga një grua, të cilën Petty tentoi ta përdhunonte në vitin 1994 dhe u burgos për 4 vjet e gjysmë. Paditësja, tashmë është 43-vjeçe dhe në atë kohë ishte 16, pra një adoleshente. Kenneth Petty rrezikon arrestin me burg si abuzues seksual në shtetin e Kalifornisë. Sipas revistës “People”, ai u deklarua fajtor gjatë një seance virtuale ditën e enjte në Gjykatën e Qarkut të Kalifornisë dhe tani po përballet me një maksimum prej 10 vitesh burg me një lirim të mbikëqyrur gjatë gjithë jetës. Sipas burimeve, dënimi do të caktohet më 24 Janar të vitit që do të vijë.