Celebrities Film & Tv Showbiz

Ja kushtet që duhen plotësuar nëse yjet e famshëm duan që të jenë pjesë e “Met Gala” këtë vit…

Një nga eventet më gjigante dhe të komentuara siç është dhe mbrëmja e “Met Gala”, ku marrin pjesë yjet më të famshëm, kthehet përsëri këtë vjeshtë, por me disa ndryshime të rëndësishme. Kësaj rradhe të gjithë që do të marrin pjesë në këtë mbrëmje duhet të jenë të vaksinuar dhe duhet të mbajnë një maskë në ambientin e brenshëm gjatë gjithë kohës. Një zëdhënës për shtyp i “Met Gala” është shprehur:

Aktualisht, të gjithë pjesëmarrësit në “Met Gala”, që do të mbahet më 13 Shtator, duhet të sigurojnë një dokument ku rezultojnë të vaksinuar (me të dyja dozat) dhe gjithashtu nga ata pritet që të mbajnë maska ​​në ambientet e mbyllura, përveçse në rastet kur janë duke konsumuar ushqim ose kur janë duke pirë. Ne do t’i përditësojmë këto udhëzime sipas nevojës.

Kjo vjen pas njoftimit të IMG se të gjitha shfaqjet e Javës së Modës në New York në muajin shtator, do të kërkojnë gjithashtu që pjesëmarrësit të jenë të vaksinuar, si dhe duke iu përbajtur poltikës për mbajtjen e maskave. Por kjo e fundit ende nuk është përcaktuar plotësisht.

Vitin e kaluar “Met Gala” u anulua për shkak të kufizimeve të COVID-19. Në kushte normale, eventi lukzoz zhvillohet të hënën e parë të muajit maj. Këtë vit ajo u shty për në datë 13 Shtator. Tema e mbrëmjes së këtij viti është “Në Amerikë: Një leksik i modës”, dhe do të drejtohet nga Billie Eilish, Naomi Osaka, Amanda Gorman dhe Timothée Chalamet, me të ftuar nderi Tom Ford dhe Anna Wintour.