Food & Drink

E dinit se mund të bini në peshë, nëpërmjet dietës së re me makarona?!

Makaronat janë kthyer në menu, pasi një ekspert ka zbuluar se karbohidratet mund të jenë pjesë e një diete të ekuilibruar. Nutricionistja Emma Beckett e “Universitetit të Newcastle” thotë se studimet kanë treguar gjithashtu se njerëzit humbin më shumë peshë kur dieta e tyre përfshin rregullisht makarona. Emma në faqen “The Conversation” shkruan:

Pra, në vend që të hiqni dorë nga makaronat, merrni parasysh reduktimin e sasisë së porcioneve.

Një pjesë e makaronave (145 g) përmban 7.7 g proteina, një makronutrient i cili është treguar se ndihmon në humbjen e peshës duke ju mbajtur të ngopur për më gjatë. Emma sugjeron gjithashtu kalimin në makarona me drithëra integrale për të cilat ajo thotë se kanë një përmbajtje më të lartë të fibrave, të cilat kanë përfitime për shëndetin e zorrëve dhe gjithashtu mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të ngopur më gjatë. Ajo shton:

Makaronat pa gluten kanë pak më pak proteina se makaronat e grurit. Pra, pavarësisht se janë më të shëndetshme për njerëzit me intolerancë ndaj glutenit, nuk ka përfitime të shtuara shëndetësore nga kalimi në makarona pa gluten për shumicën prej nesh.

Një fakt tjetër që thotë ajo është se makaronat bëhen edhe më të shëndetshme kur i hamë pasi janë ftohur. Emma shpjegon:

Kur makaronat gatuhen dhe ftohen, disa nga karbohidratet shndërrohen në niseshte rezistente”, shpjegon Emma. Niseshteja është rezistente ndaj tretjes, kështu që përdor më pak energji dhe është më e mirë për nivelet e sheqerit në gjak. Pra, makaronat e mbetura edhe nëse i ngrohni sërish, kanë më pak kalori se një natë më parë.

Studiuesit kanë thënë më parë se është “e gabuar të demonizosh karbohidratet”. Dr Gunter Kuhnle, i “Universitetit të Reading” tha se makaronat nuk duhet të hiqen nga vaktet dhe kur ato konsumohen në mënyrë të moderuar janë të mira për shëndetin tuaj. Doktori shton:

Të dhënat tregojnë qartë se konsumimi i një ushqimi të pasur me karbohidrate si makaronat nuk duhet të ketë një efekt negativ në peshën trupore.

Megjithatë, ekspertët britanikë paralajmëruan që të jeni të vetëdijshëm për kontrollin e porcioneve. Dr Aseem Malhotra, këshilltar i “Forumit Kombëtar të Obezitetit”, tha:

Sasia është çelësi. Nëse jeni duke ngrënë shumë perime, vaj ulliri dhe peshk me vaj, atëherë konsumimi i sasive të vogla të makaronave si antipasta tradicionale, nuk ka gjasa të jetë i dëmshëm ose të kontribuojë në pasoja të pafavorshme shëndetësore dhe obezitet.