Celebrities Gossip Showbiz

E gjeni dot se kush ka pasurinë më të madhe në familjen mbretërore, Camilla Parker apo Kate Middleton?!

Kate Middleton dhe Camilla Parker mbajnë tituj mbretërorë dhe kanë qenë në detyrë me familjen mbretërore për një kohë shumë të gjatë, ndërsa Camilla është aktualisht Mbretëresha Consort për shkak se është gruaja e mbretit të ri Charles III, kur burri i Middleton, Princi William ngjitet në fron, ajo do të njihet si Queen Consort Catherine. Ato të dyja kanë një pasuri marramendëse si anëtare të familjes së madhe mbretërore, ku bashkëshortët e tyre janë përfituesit e disa prej fondeve me vlerë miliona dollarë për shkak të statusit të tyre mbretëror.

Mbretëresha Consort Camilla dhe Dukesha Kate kanë të dyja një pasuri shumë të madhe, por sipas Celebrity Net Worth, Camilla Parker Bowles ka një vlerë neto prej 5 milionë dollarë, ndërsa Kate Middleton arrin vlerën prej 10 milionë dollarë. Kate Middleton ishte e përfshirë në industrinë e modës përpara lidhjes së saj me Princin William, ajo hoqi dorë nga karriera e saj për të marrë përsipër detyrat si një anëtare e familjes mbretërore.

Camilla Parker u bë pjesë e familjes mbretërore në fillim të vitit  2000 pas martesës së saj me Princin e atëhershëm Charles, i cili kishte humbur tragjikisht gruan e tij Princeshën Diana në një aksident automobilistik. Në fillim të lidhjes së tyre ata u kritikuan ashpër, por Mbreti Charles III nuk u tërhoq dhe deklaroi se marrëdhënia e tij me Camilla-n ishte e panegociueshme dhe ai e ndihmoi atë të përmirësonte imazhin e saj publik, dhe tani është e gjitha histori pasi ajo mban titullin Queen Consort. Një vendim ky i marrë nga Mbretëresha Elizabeth pas festimit të 70-vjetorit të saj në fron gjatë Jubileut Platin. Kujtojmë gjtihashtu se Kate Middleton u martua me Princin William në vitin 2011 dhe dasma e tyre u ndoq nga 300 milionë njerëz në mbarë botën. Middleton tani mban titullin e Lartësisë së Saj Mbretërore Princesha e Uellsit.