Celebrities Gossip Showbiz

“E ke pyetur Kiarën…”, debat i ashpër në “BBV2” mes Luizit dhe Qetsorit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luiz është kthyer në kundërshtarin më të fortë për Qetsorin, i cili tha se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të Big Brother dhe edicionin e ardhshëm. Qetsori i tha Luizit se atij i ka hipur vetja në qejf dhe se kur ndodh kjo gjë, është problem.

Luizi: Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet

Qetsori: Akoma të rren mendja se je tip i fortë ëë?

Luizi: Shumë, aq sa nuk ta merr mendje

Qetsori: Ty të ka hyrë vetja në qejf

Luizi: Më ka hyrë dhe po e shijoj

Qetsori: Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jamë unë?

Luizi: Kush je ti?! Kush je ti mo? Me pyet Kiarën kush je ti? Po ç’më duhet mua. Mua s’më intereson hiç ti. Sida e re nga Vëllai i Madh për banorët ishte që të ndaheshin në dyshe dhe të vishnin bluze sikur të ishin binjakët siamezë. Luizi dhe Olta duhet ta kalonin bashkë këtë sfidë edhe pse në fillim nuk e pëlqyen dhe u shprehën se nuk e durojnë dot njëri-tjetrin. Luizi acarohet nga muzika, zgjohet nga gjumi dhe heq bluzën siameze duke thyer kështu rregullin e lojës e më pas e vesh përsëri.