Sipas shkencëtarit dhe fotografit, Roger Clark, rezolucioni i syrit të njeriut është 576 megapiskelë. Rezolucioni prej 576 megapikselëve do të thotë që nëse do të krijonit ekran me fotografi aq të kthjellët dhe të qartë sa që nuk mund t’i dalloni pikselët veç e veç, do të detyroheshit që të paketonit 576 megapikselë në sferën e madhësisë së fushës suaj të shikimit.
Për të ardhur deri te ky numër, doktor Clark ka supozuar kthjelltësinë optimale vizuale në fushën e shikimit, përkatësisht ka supozuar që sytë tuaj lëvizin sipas pamjes para jush. Mirëpo në një shikim, rezolucioni zvogëlohet përreth 5-15 megapikselë. Kjo është kështu sepse sytë tuaj kanë shumë të meta të cilat kamera nuk i pranon.
Pamjet në rezolucion të lartë i shihni vetëm në hapësirë shumë të vogël madje në qendër të fushës suaj të shikimit, të quajtur fovea. Keni pikën e vdekjes aty ku nervi juaj optik takohet me retinën tuaj. Lëvizni sytë tuaj sipas pamjes jo vetëm për të grumbulluar më shumë informacione, por për t’i përmirësuar ato mangësi në sistemin tuaj vizual. Mirëpo, syri nuk është objektiv i fotoaparatit i cili grumbullon riprodhime në bankën tuaj memorike.
Syri është më i ngjashëm me detektivin, ai grumbullon të dhëna dhe gjurmë nga rrethina, ndërkaq pastaj i dërgon në tru në atë mënyrë që të formohet fotografia e plotë. Natyrisht, tashmë ekziston rezolucioni i ekranit në të cilin sytë tanë nuk mund t’i dallojnë pikselët. Gjatë dhe pas pushimeve të verës, shumë njerëz ankohen për probleme të syve dhe shikimit. Mjaft persona përjetojnë shqetësime sikur kanë copëza prej qelqi në sytë e tyre.
Këto janë shenja që sinjalizojnë fotokeratitin. Fotokeratiti është në thelb një djegie nga dielli në pjesën e përparme të syrit tuaj, që quhet kornea. Ashtu si djegia e lëkurës nga dielli mund të jetë e dhimbshme, fotokeratiti sjell shqetësime serioze në sy. Fotokeratiti shkakton skuqje, shikim të paqartë, ndjeshmëri ndaj ndriçimit dhe në raste të rralla edhe humbje të përkohshme të shikimit. Sa më gjatë t’i ekspozoheni sytë ndaj rrezeve UV, aq më të rënda mund të jenë simptomat.