Celebrities Gossip Showbiz

E komentuar për lidhjet e shumta dashurore, Rita Ora vjen me këtë përgjigje për paragjykuesit!

Ylli i muzikës pop Rita Ora është shfaqur së fundmi në kopertinën e revistës “Tatler” dhe për herë të parë u është përgjigjur kritikave për jetën e saj private. Këngëtarja është folur shumë për marrëdhëniet e saj të shumta romantike me personazhe si Rob Kardashian, Andrew Garfield, Lewis Hamilton, Calvin Harris, etj.

Pikërisht për këdo që ka pasur një koment për këtë, Rita ka dhënë një përgjigje duke u shprehur:

Kur të dashurit e mi dhe njerëzit e mi të afërt lexojnë diçka që i lëndon, kjo më vret shumë. Por unë nuk harxhoj kohë duke menduar për atë që njerëzit mendojnë për mua për shkak të kësaj. Nuk mund të kontrollosh se çfarë mendojnë njerëzit për ty, sidomos kur je në sy të publikut, por unë pres që një mashkull të kritikohet për të gjitha të dashurat që ka pasur.

Rita Ora po shijon martesën me bashkëshortin e saj, Taiki Waiti. 32-vjeçarja u martua në fund të vitit 2022, teksa së fundmi ajo po përflitet se është shtatzënë. Megjithatë, vetë këngëtarja e ka mohuar këtë gjë, teksa shprehet se mbetet mbetet pjesë e planeve të saj por jo të afërta.