Celebrities Gossip Showbiz

E krahasuan me një personazh vizatimor për shkak të modelit të flokëve, ja si reagoi Sarah Berisha!

Sarah Berisha është një blogere e njohur, shumë e dashur për publikun. Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat.

Së fundmi Sara ka qenë e ftuar së bashku me partnerin e saj Dj Pm në dasmën e motrës së Dj Dagz. Ditën e sotme Sra ka postuar disa foto të saj, ku ka treguar ‘look-un’ e asaj mbrëmjeje ama është kritikuar nga fansat, të cilën nuk e kanë pëlqyer modelin e saj të flokëve dhe e kanë krahasuar me princin Zuko, një personazh të filmave vizatimor. Ama Sarah e ka marrë me shumë sportivitet dhe ka postuar në Instastory një foto duke krahasuar veten dhe personazhin vizatimor.

Së fundmi Sarah ka ndarë me ndjekësit e saj një ngjarje që i ka ndodhur së fundmi, ku dikush kishte përplasur makinën e tij me makinën e Sarës. Ama ndryshe nga rastet e tjera që jemi mësuar të dëgjojmë, personi i kishte lënë një letër mbi makinë, ku i kishte treguar se çfarë kishte ndodhur dhe një numër kontakti, ku Sara mund të merrte paratë si dëmshpërblim për makinën.