Çdo herë që i lidhni flokët, forma e fytyrës tuaj mbetet e njëjtë dhe fokusi i të tjerëve shpesh është në nivelin e syve.
Por, kur i lidhni flokët lart në stilin e bishtit, duke i vendosur ato në linjë diagonale me mollëzat, sytë e njerëzve do të orientohen lart, duke krijuar një iluzion të një forme më të përsosur të fytyrës.
Garret Markenson, stilist flokësh dhe pronar i Reverie, ka shpjeguar për Cosmopolitan se lidhja e flokëve mbrapa me bisht mund të sjellë një ndryshim të dukshëm në pamjen tuaj.
Kjo mënyrë e lidhjes së flokëve e bën fytyrën të duket më e hollë dhe me një formë më të bukur, veçanërisht nga profili.
Janë të mahnitëshme dallimet dhe rezultatet e jashtëzakonshme që ky stil sjell në pamjen tuaj.