Celebrities Gossip Showbiz

E mbajti fjalën! Beatrix Ramosaj ndan me ndjekësit demon e këngës së saj të radhës…

Beatrix Ramosaj është në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit. Jo vetëm për zërin e saj të mrekullueshëm, por edhe për shkak të pjesëmarrjes në “BBV” Beatrix fitoi vëmendjen e publikut. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ne e njohëm më tepër Beatrix, teksa të shumtë ishin fansat që u emocionuan me çastet e saj në “BBV”.

Kujtojmë, se Beatrix u lidh me një tjetër ish-konkurrent pikërisht Donald Veshaj. Romanca e tyre tërhoqi vëmendjen e kujtdo, teksa shumë fansa u lënduan kur kjo histori dashurie mori fund. Gjithashtu, Beatrix bëri një këngë për Donaldin, teksa ai ishte brenda shtëpisë së “BBV”. Kënga me titull “Faj” u pëlqye nga të gjithë padiskutim dhe shumë shpejt u kthye hit.

Ndërkohë, ditën e sotme, vetëm pak orë më parë Beatrix na bëri me dije se do të publikojë “As unë si ti” në orën 20:00. Epo duket se këngëtarja bukuroshe e mbajti premtimin, teksa edhe pse nuk erdhi me një këngë, vetëm pak minuta më parë doli demo e këngës së saj të radhës “Më ndikon”.

Në video duket Trixa më magjepsëse se kurrë me një fustan në ngjyrë rozë dhe një grim perfekt deri në detaje. Ndërkohë, edhe teksti i këngës ka rrëmbyer vëmendjen, të cilin siç është shprehur Trixa e ka shkruar vëllai i saj Alban Ramosaj, i cili edhe e ka kompozuar gjithashtu. Epo le të presim këngën e Beatrix që me siguri do të kthehet edhe ajo shumë shpejt në hitin e radhës.