Celebrities Gossip

E mbajti të fshehtë edhe në ekran, moderatorja në pritje të ëmbël…

Pavarësisht se e shohim nga e hëna në të enjte në ekranin e Top Channel, moderatorja e njohur, Eni Vasili, duket se nuk ka qenë aq e hapur me publikun dhe i mban mirë sekretet. Tashmë zbulohet se moderatorja është shtatëzënë për herë të parë dhe sipas disa burimeve, mësohet se gjinia e fëmijës do të jetë vajzë, e për më tepër do të jenë dy, pra binjake.

Vasili është në një marrëdhënie shumë vjeçare me inxhinierin që la Londrën për të, Armandin. Mesa duket çifti ka vendosur të zgjerojë familjen e tyre dhe kjo gjë nuk ka ndikuar aspak në jetën profesionale të gazetares edhe pse duhet përmendur që fushatat zgjedhore përbëjnë një periudhë të ngarkuar për të.

Gjatë kohës televizive, Eni di mirë ta fshehë shtatëzaninë e saj, pasi qëndron e ulur në një tavolinë të madhe, ku nevoja për të lëvizur është e pakët. Por “Panorama Plus” ka siguruar disa pamje të gazetares krah partnerit, ku shfaqet dukshëm barku i rrumbullakosur.

Pas këtij lajmi, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim lindjen e binjakeve dhe t’i urojmë Enit një shtatëzani sa më të mbarë!