Celebrities Gossip Showbiz

E papritur! Graciano Tagani rikthehet si banor në shtëpinë e Big Brother!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Vëllai i Madh ka gjithmonë surpriza. Ishte e papritir gjatë spektaklit të sotëm kur në shtëpi u rikthye një ish-banor. Graciano Tagani, i cili u skualifikua nga loja disa javë më parë, u rikthye sot dhe vajzat ishin shumë entuziaste. Ai që u duk më pak entuziast ishte Romeo. Ashtu siç bëri herën e parë, Graciano pritet të trazojë edhe njëherë ujërat brenda shtëpisë së Big Brother.