Celebrities Gossip Showbiz

E përdorte për mustaqet, shitet për shumën marramendëse krëhëri i Freddie Mercury!

Së fundmi një piano madhështore që dikur i përkiste Freddie Mercury-t u shit për mbi 2.2 milionë dollarë në një ankand të Sotheby’s. E blerë në vitin 1975 dhe e importuar në Angli nga Japonia, Yamaha G2 u përdor nga këngëtari i Queen për të kompozuar këngën e tij “Bohemian Rhapsody” po atë vit.

Dhe jo vetëm piano, rreth 30,000 artikuj në pronësi të Mercury u shitën në ankand për 50.4 milionë dollarë. Së fundmi, është raportuar blerja e rradhës. Dikush ka paguar plot 189,000 dollarë për të zotëruar një mini krehër Tiffany and Co, të cilin këngëtari i Queen-it e përdori për të krehur mustaqet e tij.

Rikujtojmë, se një këngë e papublikuar e Queen, e kënduar nga Freddie Mercury, u zbulua vitin që lamë pas nga Roger Taylor dhe Brian May. Kënga titullohet “Face it Alone”. Nuk është hera e parë që publikohet një këngë e padëgjuar që nga vdekja e Mercury-t, më 24 nëntor 1991. Në vitin 2014 u publikua përmbledhja “Queen forever”, e cila përfshinte këngë të regjistruara në vitet ’80.

Ka pasur 28 publikime “të reja” të Queen, duke përfshirë albume live, koleksione sesionesh radiofonike dhe 12 sëri përmbledhjesh që kanë riorganizuar katalogun e tyre në mënyra të ndryshme. “Face it Alone” i paraprin publikimit më 18 nëntor të një ribotimi të albumit të 13-të të grupit, i parafundit me Freddie Mercury.