Health & Beauty Lifestyle

E qara në palestër sipas ekspertëve është diçka krejt normale!

Nëse e keni gjetur ndonjëherë veten duke qarë në palestër, nuk jeni vetëm dhe ekspertët japin arsyet pse. Nëse dikush po përjeton stres ose po kalon një periudhë të vështirë, gjatë stërvitjes mund të ndodhë një çlirim emocional. “Është diçka shumë normale nëse po kaloni një periudhë stresi. Mund të jetë çdo gjë; stres familjar, stresi i punës, ndryshimet në një marrëdhënie romantike etj”-thotë psikologu Brad Foltz.

Të kesh një përgjigje emocionale gjatë stërvitjes nuk është gjë e keqe.

Palestra është vendi ku njerëzit “shkarkojnë” emocionet e tyre.

Të stërvitesh në palestër kur nuk ke telefonin, fëmijët apo punët që të të hutojnë është diçka pozitive. Për shkak se po i eliminoni këto shpërqendrime, kjo krijon një hapësirë në trurin tuaj për t’u fokusuar tek emocionet. Jo vetëm që çlironi ndjenjat e ndrydhura, por e qara në palestër çon në prodhimin e endorfinës që mund të sjellë edhe lot gëzimi. Endorfinat janë hormone të lëshuara nga trupi gjatë përvojave si ushtrimet, masazhet, ngrënia ose seksi. Thjesht stërvitja ose përfundimi i saj, mund të çojë në ndjenja krenarie dhe kënaqësie.

Të qenit i/e lodhur gjatë një seance stërvitore mund të shkaktojë të qarë në palestër. “Kur trupi ose mendja juaj lodhet, atëherë ju filloni të ndjeni lloje të ndryshme emocionesh, të mira dhe të këqija”-u shpreh për Well + Good, Janine Delaney, eksperte fitnesi.

E qara qetëson trupin duke aktivizuar sistemin nervor, teksa vepron si një qetësues dhimbjesh dhe përmirësues i humorit. 

Rikujtojmë se ‘stretching’ në mëngjes, të bën të ndihesh më i freskët, përmirëson fleksibilitetin në kyçe dhe stimulon shqisat. Nuk është e nevojshme të jeni në gjendjen më të mirë fizike ose të keni aftësi të veçanta atletike. Teknikat e ‘stretching’ aplikohen njësoj për të gjithë. Metodat janë të thjeshta dhe aplikohen në përputhshmëri me diferencat individuale në tension dhe fleksibilitet.

‘Stretching’ rrit qarkullimin e gjakut jo vetëm në muskuj, por edhe në tru duke parandaluar gjendjen e gjumit dhe të lodhjes pasdite. Relakson muskujt dhe bën më fleksibel fibrat e tyre, duke parandaluar dëmtimet e tyre. Të parapërgatit për stërvitjen, sidomos nëse stërvitesh rregullisht. Përmirëson performancën e përgjithshme dhe të bë të ndihesh mirë.