Gossip Showbiz

E veja e Kobe Bryant akuzon kompaninë “Nike”!

Vanessa Bryant, e veja e basketbollistit të NBA, Kobe Bryaant së fundmi ka akuzuar kompaninë “Nike” për shitjen e atleteve për nder të vajzës së saj të ndjerë Gianna. Përmes një postimi në Instagrami, bashkëshortja e Kobe ka treguar se atletet nuk janë aprovuar për prodhim apo shitje dhe kontrata mes saj dhe kompanisë ka skaduar.

Këto janë atletet që kam punuar për vajzën time Gianna. “Ata quhen” Mambacita “dhe janë konceptuar si një linjë ekskluzive bardh e zi që kishin atletet e babait të saj. Synimi ishte të paguanim të gjitha të ardhurat nga shitjet te “Mamba & Mambacita Sports Foundation”, por pasi “Nike “nuk e zgjati kontratën, unë vendosa që ato atlete të mos mund të dilnin në shitje. Ato nuk janë të aprovuara për t’u vendosur në treg, madje as për t’u prodhuar. Unë nuk e di se si dikush tjetër mund të pretendojë për diçka që kam krijuar për vajzën time. Shpresoj se nuk do të shitet.

https://www.instagram.com/p/CPpiiCjDQRJ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=74e027e8-da72-4dc5-a0f6-acf768a287b9

Rikujtojmë, se Vanessa para disa kohëve u përball publikisht me nënën e saj, Sofia Lane. Kjo e fundit e ka akuzuar Vanessa-n se ajo e ka lënë pas dore pas vdekjes së Kobe dhe i ka kërkuar një shumë si dëmshpërblim.

Bota humbi legjendën e basketbollit dhe influencuesin më të ndjekur të 2 brezave të fundit, Kobe Bryant. Ai u shua në moshën 41-vjeçare gjatë një aksidenti me helikopter së bashku me vajzën e tij Gianna, 13-vjeçe dhe 7 miq të tjerë. Rikujtojmë reagimin e Vanessa-s e cila me anë të një postimi të bërë Instagram shkroi këto fjalë.