Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

Edhe kështu nuk kishim dëgjuar, ky vend në Itali ju paguan nëse e vizitoni!

Nëse nuk e dini ekziston një vend në Itali që ju paguan vetëm që ta vizitoni. Bëhet fjalë për Friuli Venezia Giulia, në verilindjen e largët të Italisë. Ky vend do t’iu rimbursojë udhëtimin nëse udhëtoni me tren nga kudo në Itali. Rajoni do t’iu japë gjithashtu një kartë që fiton hyrje falas në muze si dhe transport publik falas. Kushti që kanë është të qëndroni aty së paku dy netë.

Aty do të gjeni qytete të lashta të artit, male, milje e kilometra vend verërash dhe disa nga plazhet më të mira të Italisë. Nga tani deri më 31 maj 2023, bordi turistik vendas do të rimbursojë tarifat e trenave vendase të udhëtarëve që mbërrijnë në qytetet Trieste dhe Udine dhe në vendpushimet bregdetare të Grado dhe Lignano Sabbiadore, në një përpjekje për të promovuar turizmin në këto vende.

Një arratisje e vërtetë italiane është një relaks i pastër. Aty ku mëngjesi është për të pirë ekspres dhe për të shijuar pishina. Pasditet janë të mbushura me ekskursione të përqendruara në ushqim dhe mbrëmjet kalojnë duke parë peisazhe me ngjyrë të artë me diçka të gazuar në dorë. Ndërkaq, ju bëjmë me dije se asnjë qytet evropian nuk është më magjepsës se Venecia, një vorbull bukurie, historie, arkitekture dhe kulture superlative. Por kur turmat e çmendura bëhen shumë, drejtohuni nëpër lagunën e mjegullt për të parë anën e saj më autentike dhe po aq të bukur.