Music

Edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, detaje të reja nga “Sunny Hill Festival”!

“Sunny Hill Festival” do të mbahet dhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë dhe në atë shqiptar, në Tiranë. Kjo është bërë e ditur nga një deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës dhe “Sunny Hill Festival”. Në deklaratë thuhet se ‘Sunny Hill Festival’ do të mbahet në Prishtinë në datat 4-7 gusht, data këto që u parashikuan më herët që festivali të mbahej në Tiranë.

Por duket se me vendimin e fundit, këto data janë zhvendosur nga fundi i muajit gusht, përkatësisht në 26, 27 dhe 28 gusht. Prishtina dhe Tirana do të shijojnë festivalin që do të sjellë artistë ndërkombëtar si Duan Lipa, Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe disa nga artistët më të njohur shqiptarë.

Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin, organizojnë në Kosovë që nga viti 2016 një nga koncertet më të mëdhenj, “Sunny Hill Festival”. Festivali ka mbledhur emrat më të njohur të muzikës, ndër ta dhe artisten me famë botërore, Miley Cyrus apo dhe Dj e njohur ndërkombëtar Calvin Harris.