Situata e të martës mbrëma në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.
Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.
Situata e krijuar nga gënjeshtra e Luizit sigurisht që nuk mbeti pa u komentuar nga banorët. Luizi këto ditë ka pasur përplasje pothuajse me të gjithë, teksa mëngjesin e sotëm Efi nuk ka duruar më dhe i ka kërkuar atij t’i ndalojë bisedat.
Na ke çarë kokën seriozisht. Na lër të pimë kafen në mëngjes, të shijojmë diellin, pastaj të bëjmë këto biseda koti, se janë të njejtat…
https://www.instagram.com/p/CnZQ5ghh4G5/