Celebrities Gossip Showbiz

Einxhel paska një ‘problem’ të vogël me DAGZ…

Kur bëhet fjalë për “Big Brother Vip Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.

Padyshim që shumë e përfolur bukuroshja ka qenë dhe për shkak të lidhjes së saj me një tjetër ish banor të shtëpisë, histori që u krijua brenda spektaklit por duket se po vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë. Jo vetëm që marrëdhënie mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe DAGZ nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku.

Siç ka bërë dhe bukuroshja së fundmi, ku teksa ka shpërndarë një ‘video’ teksa DAGZ ‘i hidhet në qafë’ duke e puthur, ajo shkruan në formë shakaje “Nuk ka robi pik privatësie”, duke na treguar kështu afrimitetin e madh mes tyre. Gjithashtu, prezantuesja ka udhëtuar në Kosovë për të qenë pranë partnerit të saj.

Dhe me familjarët e njëri- tjetrit, çifti po duket të jenë shumë të afërt. Siç ka ndodhur së fundmi me motrën e DAGZ dhe Einxhel ku kjo e fundit ka marrë një surprizë shumë të bukur.

Së fundmi, për gjithë dashurinë e madhe e marrë nga ndjekësit e saj dhe mbështetjen që ata kanë treguar për bukuroshen, Einxhel ka organizuar një festë vetëm për ta. Në një ambient të hapur ku i ftuar ishte çdo përkrahës i saj, ish- banorja e ‘BBV’ ka shpërndarë herë pas here momente nga festa.