Celebrities Live From Tirana

Eksluzivisht për TAR/Mentor Haziri zbulon detaje të pathëna rreth këngëve të tij!

Sot në emisionin “Live From Tirana” ishte i ftuar këngëtari i njohur nga Kosova Mentor Haziri. Ai u gjend pranë mikrofonit të TAR për të zbuluar detaje nga prapaskenat e hiteve të tij më të bukura të publikuara ndër vite. Për më shumë ai na flet vetë:

1.Mundohem të harroj (2015)

“Të mendosh që kanë kaluar 16 vite nga kjo këngë, është si një ëndërr. 16 vite pas kjo këngë dëgjohet me ëndje dhe nuk ka vdekur dhe kjo më bën shumë të lumtur. Ka qenë një nga këngët më të dëgjuara të “Top Fest”-it.”

2. Diçka ft.Alban Skënderaj (2006)

“Top Fest” ka qenë i vetmi Festival ku të jepte mundësinë të bëjë dy këngë përnjëherë. Kanë qenë kohë të arta të muzikës. Rrugët e bllokut kanë qenë të mbushura me muzikë live, tani nuk ka më. Është fatkeqësi që nuk e kemi më këtë energji.”

3. Engjëll (2010)

“Kjo është kënga e dytë që kam realizuar në studion e ThreeDots. Kënga e parë ka qenë “S’të fal” me ftesë nga Flori Mumajesi. Unë më Florin njiheshim më herët. Refreni i famshëm “Se ti je një engjëll” e ka patentuar Mentor Hazirin. Duhet ta lançoni më shumë në TAR. Nuk do i kisha shtuar apo hequr asnjë gjë kësaj kënge.”

4. I çmendur për ty ft.Albana Osmani (2011)

“Unë mëndoj që këto vajzat e showbiz-it duhet të zgjerohen më shumë në aktivitetet e tyre. Unë kam qejf të hulumtoj dhe t’i “kyçi” këto figura publike, përshembull në videoklipe kam patur disa figura publike edhe pse me Albanën nuk arritëm të bënim videoklipin. Ideja ishte të bënim diçka interesante, një këngë, një klip që ta vallëzonim të dy. Albana ka qenë e para që më ka pritur në “Top Fest”, e njoh që nga viti 2013. Jemi miq prej vitesh.”

5. S’të fal ft.Flori Mumajesi (2009)

“Nuk i është dedikuar dikujt specifikisht. Ishte një kohë kur u bënin shumë këngë për dashurinë dhe Flori Mumajesi erdhi me këtë ide që më pëlqeu shumë. Shumë njerëz e kanë gjetur aty veten dhe kanë menduar se i dedikohet dikujt. Kemi xhiruar deri në mëngjes dhe mbetëm pa bukë dhe Flori porositi disa pica. Ai ka qenë momenti më i lumtur i jetës time. (qesh) Ishte pak e lodhshme por ideja ishte të përcillnim mesazhin e dashurisë. Të gjithë këngëtarët që kanë marrë pjesë në klip kanë pas dëshirë të mësojnë të paktën një pjesë të refrenit. Ka qenë sfiduese dhe interesante. Në atë kohë ego ka qenë në plan të dytë, kohët e fundit artistët e kanë sjell egon përpara. Në Irlandë kam vënë re që mund të jesh këngëtari më i mirë në botë, nëse nuk je modest ata nuk të vlerësojnë dhe nuk të pranojnë në studio. Tek ne është e kundërta. Artisti duhet të jetë model dhe duhet të shpërndajë dashuri jo urrejtje.”

6.Plagë në zemër (2017)

“Është një nga këngët që i kishte munguar goxha skenës së Këngës Magjike. Ishte hera e parë për mua. Ardit Gjebrea më ka pritur shumë mirë. Unë me Gent Muftarajin që bëri këngën isha për një këngë tjetër por më ai më ofroi këtë. E dija që do të ishte një këngë që do i rezistonte kohës dhe do pëlqehej. Kjo këngë ka kontribuar shumë në skenën e Festivaleve në Shqipëri.”

 

7.HANA (2019)

“Janë disa këngë që qëllojnë 1 herë në 10 vjet dhe një nga to është edhe “Hana”, brum i paparë i muzikës tonë popullore. Kam qenë i lumtur kur ma ka ofruar Eriona Rrushiti dhe kam thënë kjo këngë duhet bërë patjetër sepse i ka përmasat e një këngë që do të jetojë shumë. Kam qenë me fat që këto vite kam punuar me Eriona-n sepse më ka kthyer në rrënjët tona dhe është një ndër kompozitoret e vetme që është shumë afër Çesk Zadesë. Është e çuditshme se si Eriona vjen nga Saranda dhe njeh gegërishten në këtë mënyrë, është e jashtëzakonshme. Eriona është pasuria e muzikës shqiptare.”

 

8.Mara (2020)

“Kënga lindi si ide në studion e Gent Muftarajit. Thamë hajde bëjmë diçka më ndryshe dhe duke u bazuar për diçka më elektronike, nga aty zhvilluam këngën dhe po atë natë aty për aty u bë teksti. Genti është i jashtëzakoshëm dhe i luan shumicën e instrumenteve live. Kam patur ‘feedback’ edhe nga “Top Awards” me këtë këngë.”

9-Sonte (2021)

“Mund të kesh një këngë të mirë por pa marketingun e duhur ajo mund të vdesë. Arsyeja që jam në Tiranë është për të promovuar këtë këngë. Sot i kemi hapësirat e mediave sociale ku me pak lekë mund ti sponsorizosh produktet e tua, si mënyra më organike për të zgjedhur qytetet.”