Celebrities Gossip Showbiz

Elgit Doda sapo na zbuloi planin e rradhës që lidhet pikërisht me vëllezërit Veshaj!

Ai është një nga zërat më të përfolur të momentit. Bëhet fjalë për artistin Elgit Doda, këngët e të cilit gjithnjë janë kthyer në hite muzikore. Duket se, së fundmi, Elgiti është në kulmin e karrierës së tij, duke numëruar hite të njëpasnjëshme muzikore.

Përveç se një producent shumë i suksesshëm, këngëtar shumë i pëlqyer, ai është i njohur dhe për miqësinë e ngushtë që ka me vëllezërit Veshaj, Romeon dhe Donaldin. Elgiti para disa javësh krijoi hitin “Piloti” së bashku me Romeon, dedikuar Monika Lubonjës, që e kishte kërkuar aq shumë kur ishte brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Edhe Donaldi vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e tij solo të titulluar “Nuk je”. Teksti i këngës është shumë i ndjerë dhe flet për një dashuri të mbaruar, ku një prej partnerëve e ka lënduar shumë tjetrin, i cili vazhdon e dashuron. Siç thotë dhe një pjesë e këngës: “Ti ke dit veç me m’thy…” Mesa duket, projekti më i ri i Donaldit ka prekur zemrat e dëgjuesve duke arritur të rezultojë kështu shumë i suksesshëm.

Megjithatë ata kanë vendosur që të mos e lënë me kaq. Postimi i fundit i Elgit Dodës në InstaStory padyshim që ka tërhequr të gjithë vëmendjen e fansave. Elgiti ka ndarë një postim nga studioja muzikore, duke paralajmëruar një projekt të ri. Ai ka etiketuar vëllezërit Veshaj, duke nënkuptuar kështu se bëhet fjalë për një duet me ta. Ende nuk dihen detaje për projektin por fansat e tyre me siguri mezi po e presin.