“Top 100 Songs Of 2024”, programi traditë i ditës së fundit të vitit rikthehet edhe këtë herë dhe ndoshta ky është një nga momentet më të shumëpritura për të gjithë ju. E si mund të mbyllet ndryshe ky vit, përveç se nën tingujt e muzikës më të mirë të 2024 dhe me të ftuar mjaft të veçantë.
Një mesazh zanor ka ardhur nga këngëtari i njohur Elgit Doda. Ja urimi i tij për dëgjuesit e Top Albania Radio:
Përshëndetje Top Albania Radio, nga Elgit Doda! Gëzuar 2025, gëzuar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen! Zoti ju dhëntë shëndet e begati! Gëzuar!