Lajmet e fundit

Elgit Doda zbulon reperin me të cilin do tësjellë bashkëpunimin e ri!

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur Elgit Doda ka gati një surprizë për adhuruesit e muzikës së tij. Elgiti është duke punuar për të sjellë albumin e tij të parë. Ka qenë vetë këngëtari i cili ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram

Kanë kaluar pak kohë që prej publikimit të projektit të tij të fundit muzikor e duket se tashmë Elgiti së shpejti do të sjellë një këngë të re. Artisti di shumë mirë të sjellë baladat e dashurisë dhe të godasë në zemrën e pulikut. Me një video të postuar së fundmi Elgiti ka treguar pak nga ‘perla’ e tij e re, e cila është edhe kënga e parë e albumit të tij. Vetëm pak më parë Elgiti ka zbuluar se kënga do të jetë një bashkëpunim dhe ndryshe për herë të parë me Elain.

Së fundmi duket se Klea dhe Elgiti kanë vendosur ta zhvendosin familjen e tyre në një shtëpi të re. Këtë na e ka treguar vetë Klea me një foto të postuar në Instastory, ku ka treguar një pjesë të shtëpisë së re, e cila momentalisht është duke u rregulluar dhe gjithashtu është shprehur se viti që vjen do t’i gjejë në shtëpinë e re.