Tech

Elon Musk e konfirmon, 100 pajisje të Starlinks tanimë aktivë në Iran!

Shefi ekzekutiv i SpaceX, Elon Musk tha së fundmi se kompania tani është afër të ketë 100 Starlinks aktivë në Iran (shërbimi i internetit satelitor) tre muaj pasi tha në Twitter se do të aktivizonte shërbimin atje mes protestave. Musk tha:

Jemi afër 100 pajisjeve aktive të Starlink në Iran.

Miliarderi i teknologjisë kishte thënë në shtator se do të aktivizonte Starlink-un në Iran si pjesë e një përpjekjeje të mbështetur nga SHBA-ja për të avancuar lirinë e internetit dhe rrjedhën e lirë të informacionit për iranianët. Shërbimi me bazë satelitore mund të ndihmojë iranianët të anashkalojnë kufizimet e qeverisë për aksesin në internet dhe disa platforma të mediave sociale mes protestave në mbarë vendin.

Republika Islamike është përfshirë nga protestat që shpërthyen pas vdekjes në shtator të 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim nga policia, pasi u arrestua për “veshje të papërshtatshme”. Së fundmi ekspertët kanë paralajmëruar se plani i madh i miliarderit të teknologjisë Elon Musk për të dërguar edhe më shumë satelitë në hapësirë mund të shkaktojë një përplasje shkatërruese me avionët.

Njeriu më i pasur në Tokë dëshiron të dërgojë në orbitën e ulët të Tokës më shumë se 40.000 satelitë të internetit të Space X. Shërbimi i tij Starlink ka leje për të nisur 12.000 por firma dorëzoi dokumente për 30.000 të tjera në vitin 2019. SpaceX ka mbi 3000 satelitë në qiell të cilat kanë qenë një mjet vendimtar për forcat ukrainase që luftojnë me Rusinë.