Celebrities Gossip Showbiz

Elon Musk zbulon detaje të reja dhe konfirmon se ku do të transmetohet ndeshja me Mark Zuckerberg!

Elon Musk, pronari i X dhe themeluesi i Tesla dhe kompanive të tjera, ka njoftuar pak orë më parë se përballja e tij e mundshme kundër CEO-s së kompanisë Meta, Mark Zuckerberg do të transmetohet drejtpërdrejt në platformën e mediave sociale të njohur më parë si Twitter dhe “të gjitha të ardhurat do të shkojnë në bamirësi”.

Asnjë datë nuk është caktuar për ndeshjen. Por vendi i propozuar ka qenë UFC Apex në Nevada. Të dy kanë qenë duke u stërvitur dhe Musk ka përditësuar ndjekësit e tij se si po shkon. Në platformën X ka shkruar:

Po ngre pesha gjatë gjithë ditës, duke u përgatitur për ndeshjen.

Musk sfidoi Zuckerberg në një ndeshje boksi në fillim të këtij viti.

Rikujtojmë gjithashtu se një zyrtar nga qeveria e Italisë kontaktoi Mark Zuckerberg për organizimin e një ndeshje boksi kundër Elon Musk në fushën e betejës më legjendare në botë … Koloseu i Romës.

Burime për TMZ Sports bënë me dije se Ministria e Kulturës iu drejtua Zuckerberg-ut për të vënë në skenë atë që mund të jetë ndeshja më e madhe në historinë e botës në vendin më perfekt dhe më fantastik të luftimeve në histori. Me siguri si Elon ashtu edhe Mark do të donin që dyluftimi i tyre të përfundonte në Koloseun e Romës.

Sa i përket vetë vendit të ngjarjes — një nga 7 mrekullitë e botës — nuk ka pasur ngjarje të mëdha të mbajtura brenda amfiteatrit gati 2000-vjeçar në qindra vjet, dhe vetëm disa qindra spektatorë mund të ulen në vende të përkohshme brenda teatrit. Pengesa më e madhe është pabarazia me gjatësinë dhe peshën, megjithëse të dy burrat nuk kanë asnjë problem me të.