Tech

Elon Musk zbulon se cila veçori do të hiqet nga platforma X!

Elon Musk, po largon veçorinë Bold për shkronja të theksuara nga postimet në X, sepse sipas tij “sytë po i rrjedhin gjak”. “Për shkak të përdorimit të tepruar të shkronjave të theksuara në X, ato do të hiqen”-tha Musk. Ai tha gjithashtu se shkronjat e pjerrëta dhe çdo formatim tjetër do të hiqen. Njoftimi dukej se u pëlqeu shumë ndjekësve të Musk. Ndërkaq që nga prezantimi i opsioneve të formatimit të teksteve të theksuara dhe të tjera në prill të vitit 2023, ato janë përdorur për të tërhequr edhe më shumë vëmendjen nga përdoruesit që përpiqen të fitojnë para nga njerëzit që klikojnë në postimet e tyre.

Miliarderi i teknologjisë ka bërë të ditur se do të sjellë një tjetër ndryshim të madh në rrjetin social X. Me personat që keni bllokuar nuk mund të ndërveproni, ama postimet mund t’i shikoni, edhe ata mund t’i shikojnë postimet tuaja. Ky ndryshim vjen pas disa kohësh ndërkohë që Twitter u quajt me X dhe që asnjë platformë tjetër nuk e ofron. Ndërkaq, disa përdorues të X në Brazil ishin edhe një herë në gjendje të hynin në platformën e rrjeteve sociale pavarësisht një ndalimi të vendosur nga gjyqësori i vendit muajin e kaluar.

Por, rivendosja e platformës në Brazil ishte e paqëllimshme, ka njoftuar një zëdhënës i X në një deklaratë. “Për të vazhduar ofrimin e shërbimeve optimale për përdoruesit tanë, ne ndryshuam ofruesit e rrjetit. Ky ndryshim rezultoi në një rivendosje të paqëllimshme dhe të përkohshme të shërbimit për përdoruesit brazilianë”-tha zëdhënësi. “Ndërsa presim që platforma të jetë sërish e paarritshme në Brazil, ne vazhdojmë përpjekjet për të punuar me qeverinë braziliane për t’u kthyer shumë shpejt. Gjithçka që ndodhi gjatë ditës na bëri të besojmë se ishte me qëllim”-tha Basilio Rodriguez Perez, këshilltar i ABRINT, grupi kryesor tregtar i vendit për Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (ISP).