Pasò Sport

Elvi Sharra: “Anglia vjen e karikuar, do të jetë shumë e vështirë!”

Për gjithë dashamirësit e futbollit: e premtja juaj e preferuar sportive në TAR erdhi! Me shumë të ftuar dhe diskutime në studio, padiskutim “Paso” është emisioni të cilin duhet të dëgjoni për të kuptuar të rejat dhe analizat më të rëndësishme nga profesionistë të fushës dhe jo vetëm. Në studio këtë episod ishin Lenida Halilaj dhe Ervi Sharra, por pati gjithashtu komunikime me lidhje telefonike.

Elvi bëri një analizë shumë të hollësishme lidhur me ndeshjen që pritet të luhet Angli- Shqipëri. Me çfarë pritet të përballet sot kombëtarja jonë, ai na tregon më shumë.

Anglia vjen e karikuar për shkak të pozicionimit, janë skuadër e hapur dhe kanë lojtarë shumë të mirë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Nuk e di a ka patur ndonjëherë Anglia këtë brez lojtarësh dhe këtë mentalitet. Kjo do të thotë se kanë fituar më tepër cilësi. 

Analisti gjithashtu tregoi dhe se si pritet Shqipëria të paraqitet në këtë ndeshje kaq të rëndësishme për të.

Mendoj se me një rreshtim me 5, janë pika kyçe dhe do të shohin se si është mundësia për të depërtuar. Është shumë e vështirë, por nuk jemi keq. Duhet të godasim dhe jashtë zone, Cikalleshi është për këtë.

Mes shumë parashikimeve e pritshmërive rreth ndeshjes dhe lojës së Shqipërisë, edhe Lenida, psikologia e ftuar në studio me Elvin, duket mjaft pozitive duke shpresuar se Shqipëria do të bëjë një lojë të mirë.

Ndërkohë, një tjetër i ftuar ditën e sotme ishte Rudi Vata, i cili, në një lidhje telefonike u shpreh se nuk është simpatizant i Edi Rejas, pasi ai nuk ka energji!