Pasò Sport

Elvi Sharra: “Lojtarët si Ronaldo jetojnë më gjatë se Messi!”

Këtë episod të “Paso” në prezantimin e Denis Dyrnjaja dhe Glenti Nallbani u diskutuan të gjithë të rejat më të fundit rreth futbollit. Me të ftuar në studio Elvi Sharrën dhe Lenida Halilajn u bë një analizë e hollësishme e lojtarit Ronaldo (që ishte i preferuari i dy të ftuarve), pozicionimi i Messi-t pas barrikadës për të mbrojtur portën gjatë ndeshjes me Manchester City në Champions League dhe u diskutua debati mbi “padrejtësinë” e bërë nga arbitri Cakir.

Specialisti i futbollit, Sharra fillimisht diskutoi mbi ‘sakrificën’ e Messi-t për skuadrën në ndeshje me Manchester.

Pozicioni i Messi-t quhet ‘krokodil’. E parë nga ana e jashtme duket si shenjë përulje. Unë kam rezervat e mia ndaj këtij pozicioni. Kjo shtrirje në mënyrë statike është e shëmtuar. Unë them që është jo detyrim, jo përulje, por pjesë detyre. Marrim diçka racionale, aty vendoset më i shkurtri. Lojtari më i shkurtër veçohet në atë pozicion. Nuk është përulësi, do të ndihmojë ekipin i cili ka shumë probleme, edhe Messi ka shumë probleme. Trajneri vendosi edhe pse Messi është emër i madh në fund të ditës ai gjykohet. Është diçka teknike që i përshtatet Messi-t. 

Sharra foli dhe për ndeshjen e sotme Derby mes Dinamos dhe Partizanit dhe skuadrave të tjera, pjesë e saj.

Vitin e kaluar mos të harrojmë se dhe pandemia i bëri ‘lock-down’. Derby është bukuria më e madhe e Superligës. Të dy ekipet kanë organikë shumë të mirë. Partizani- Tirana janë Derby që përballin dy mentalitete të ndryshme, të rrënqeth mishin, nuk ka kompromis aty.

Elvi tregoi gjithashtu dhe preferencën e tij për Ronaldo-n, teksa në krahasim me Messi-n u shpreh se “jeton më gjatë”.

Ronaldo është lojtar i zgjuar që u kthye në golshënues. Lojtarët si ai jetojnë më gjatë se Messi, i cili mban vetëm topin dhe çedon rrugës.