Celebrities Love & Sex Showbiz

Emma Roberts nis një romancë të re me aktorin Cody John!

Aktorja e njohur Emma Roberts duket se po e merr shtruar romancën e saj me Cody John. 31-vjeçarja ka qenë më parë në një lidhje me Garret Hedlund, me të cilin ka djalin Rhodesin, por tani thuhet se është në lidhje me aktorin Cody. Ajo madje thuhet se po përgatitet ta prezantojë atë me djalin e saj, edhe pse aktorja është shumë ‘e kujdesshëm’ para se ta takojë të birin me njerëz të rinj. Një burim për E!News tha se:

Emma dhe Cody po i marrin gjërat ngadalë. Ata janë në lidhje prej dy muajsh, por Emma është e kujdesshme kur është në pyetje për të takuar djalin e saj me njerëz të rinj, por ajo e di se dita do të vijë së shpejti. Ai është me të vërtetë qesharak dhe ata kanë kaluar një kohë të mirë së bashku.

Në fillim të këtij viti, u pretendua se aktorja e “Unfabulous” pas ndarjes së saj me Garret po fokusohej te amësia. Një burim në atë kohë tha se:

Ajo po largohet nga ndarja me Garrett dhe është në një vend të mirë. Ajo është e lehtësuar në disa mënyra, por edhe e trishtuar që erdhi deri te kjo, është e fokusuar të jetë një nënë e shkëlqyer dhe të bëjë një mënyrë jetese të shëndetshme.

Vetëm dy muaj pas ndarjes së tyre, Garret shkroi një dedikim për aktoren dhe partneren e tij të mëparshme për Ditën e Nënës dhe e falënderoi atë që solli në jetë djalin e tyre. Ndërkohë, aktorja 31-vjeçare, mbesa e aktores Julia Roberts është tani fytyra e markës së këpucëve “Crown Vintage” teksa mahniti në një koleksion imazhesh të reja për kompaninë.