Celebrities Gossip Showbiz

Enca padyshim e ka ‘kallur’ me këngën e saj më të fundit!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Mirëpo, së fundmi teksa ka shijuar disa muaj pushime në vendet ekzotike të botës, kishte bërë një pauzë mjaft të gjatë në muzikë. Megjithatë, vetëm pak më parë, Enca lansoi këngën e saj më të re ‘Kalle’ në bashkëpunim me  një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi duke sjellë kështu një ‘mix’ të Kurdistanit dhe Shqipërisë.

Enca do të rikthehet edhe me një intervistë në Top Channel në emisionin ‘Goca dhe Gra’ pas kaq shumë muajsh pauzë. Këtë e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një Instastory dhe ne jemi gjithë sy e veshë për të dëgjuar bukuroshen dhe zhvillimet në jetën e saj.

Një ndër postimet e fundit të këngëtares që ka bërë shumë bujë ka qenë edhe një video që Enca ka postuar në Instastory, ku është shfaqur duke u puthur në buzë me një mikeshën e saj në një festë në Dubai, postim i cili u fshi më vonë nga këngëtarja. Nuk e dimë nëse ka qenë një puthje miqësie apo diçka më shumë se aq.