Celebrities Gossip Showbiz

Pas kaq shumë kohësh më në fund Encën do ta shohim në një intervistë!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Artistja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Bukuroshja ka vendosur të rikthehet në muzikë dhe ka treguar se ka gati këngën e saj të re, e cila titullohet “Kalle”. Jo vetëm me një projekt të ri muzikor, por Enca do të rikthehet edhe me një intervistë në Top Channel në emisionin ‘Goca dhe Gra’ pas kaq shumë muajsh pauzë. Këtë e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një Instastory dhe ne jemi gjithë sy e veshë për të dëgjuar bukuroshen dhe zhvillimet në jetën e saj.

Nesër, në Top Channel, intervista e parë pas shumë kohësh

me anë të një postimi në Instagram, Enca ka lajmëruar se kënga do të publikohet në 8 Qershor. Ajo për të cilën ne nuk ishin në dijeni është se ky projekt i ri është një bashkëpunim me një artist të huaj, i cili quhet Navid Zardi dhe të dy artistët janë shprehur se ky ‘mix’ i Kurdistanit dhe Shqipërisë do të jetë një ‘bombë’.

Një ndër postimet e fundit të këngëtares që ka bërë shumë bujë ka qenë edhe një video që Enca ka postuar në Instastory, ku është shfaqur duke u puthur në buzë me një mikeshën e saj në një festë në Dubai, postim i cili u fshi më vonë nga këngëtarja. Nuk e dimë nëse ka qenë një puthje miqësie apo diçka më shumë se aq.