Celebrities Gossip Showbiz

Epo edhe këtë nuk e prisnim! Donald Veshaj rezulton si më i kërkuari në platformën Google në Shqipëri!

Mund të themi se një ndër personazhet më të të preferuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” është Donald Veshaj. Aktori hyri në shtëpi si një djalë beqar, por pas ardhjes së Bora Zemanit në shtëpi, me të cilën ka patur një lidhje, situata u trazua dhe ai ndihej konfuz, kështu pohoi se lidhje e tij ishte “complicated” pra paksa e komplikuar.

Mirëpo, e gjithë situata u përmbys kur, Donaldi nisi të krijonte afrimitet me Beatrixa-n derisa ata u puthën dhe tanimë janë të lidhur së bashku. Kjo situatë shaktoi shumë komente të cilat përfunduan edhe në ofendime lidhur me dyshen.

E duket se gjithë kjo ‘gjullurdi’ e ka bërë aktorin aq shumë të përfolur dhe të diskutuar sa ende nuk na besohet se ai ka rezultuar si më i kërkuari në Shqipëri në platformën ‘Google’. Madje duke lënë pas edhe Sali Berishën. Ky lajm është konfirmuar nga vetë themeluesi i “Big Media Expert”, Tom Kallanxhiu i ftuar në një emision së fundmi.

Epo, nuk është se kishte dyshime, por “Big Brother VIP” me të vërtetë i ka “magjepsur” njerëzit!

Donaldi dhe Beatrix janë një nga dyshet më të përfolura të “Big Brother Vip”. Dy personazhe shumë të dashur për publikun shqiptar, edhe pse raporti i tyre ka marrë sa komente pozitive aq edhe negative, Donaldi dhe Trixa tanimë janë deklaruar që janë për njëri- tjetrin me fjalët dhe veprimet e tyre.