Celebrities Showbiz

Epo kjo nuk pritej! Travis Scott i falenderoi të gjithë në “MTV VMA”, por harroi Kylie-n!

Gjatë eventit madhështor të “MTV VMA” nuk mbeti pa u komentuar asgjë, duke filuar që nga veshjet e artistëve të cilët pavarësisht se spikatën ata u kritikuan gjerësisht. Por përpos të gjithave as Travis Scott nuk arriti dot që të shpëtonte kollaj.

Reperi i njohur u shpall fitues së bashku me Young Thug dhe M.I.A në kategorinë “Kënga më e mirë Hip Hop” me këngën me titull ‘Franchise’. Gjatë marrjes së çmimit teksa ai po falenderonte, harroi një detaj shumë të vogël por mjaft të rëndësishëm. Ai harroi që të falenderonte të dashurën e tij Kylie Jenner. Ky ishte një detaj që nuk mund t’i shpëtonte askujt.

Travis Scott

Gjatë fjalimit të tij të shkurtër ai u shpreh se:

Së pari dua të falënderoj Zotin, nënën time, Stormi-n, të gjithë fansat e mahnitshëm. Ju dua shumë. Nuk mund t’ja dilja pa të gjithë ju, falenderoj edhe shtëpinë diskografike “Cactus Jack Records”. Ju dua shumë.

Artisti nuk e përmendi 24-vjeçaren Jenner gjatë fjalimit të tij pavarësisht se në vend të kësaj diskutoi edhe rëndësinë e dashurisë ku tregoi se:

 Para se të shkojë unë vetëm dua t’ju them të gjithëve, dashuria është gjëja më e madhe që ne mund të zotërojmë ndonjëherë. Falni dashuri dhe gjithçka do të jetë në rregull.

Rikujtojmë se Kylie Jenner e kishte bërë të ditur se nuk do të merrte pjesë këtë vit në “MTV Video Music Awards” edhe pse para disa ditësh miliarderja bukuroshe u shfaq në në Nju Jork për Javën e Modës më 8 Shtator. Mesa duket mami Kylie ka nevojë për pak qetësi duke qenë se është në pritje të fëmijës së saj të dytë me reperin Travis.

Por ajo që vlen të përmendet është se diçka madhështore po vjen. CEO e ‘Kylie Cosmetics’ dhe reperi Scott thuhet se janë duke u përgatitur për të marrë pjesë në ‘Met Gala 2021‘. Ata kanë marrë pjesë edhe më parë, ku u shfaqën së bashku edhe në vitin 2018 dhe 2019.