Celebrities Gossip Showbiz

Era Istrefi do të publikojë këngën e saj më të re shumë më shpejt nga sa mendonit!

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj, ku vetëm para pak ditësh publikoi këngën më të re. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

Kënga e saj e re e titulluar ‘Bebe’, e pritur me padurim nga të gjithë, duket se pati një pëlqim të madh nga ndjekësit, të cilët mezi e prisnin rikthimin e Erës. Kënga kapi 1 milion klikime vetëm brenda 1 dite. Jo vetëm për muzikën, por edhe videoklipi i saj u pëlqye shumë nga fansat, të cilëve u kishte munguar shumë stili i veçantë i bukuroshes.

E duket se pas këtij rikthimi ajo nuk ka të ndalur pasi ditëve të fundit na kishte paralajmëruar se do të publikonte këngën e saj të radhës. ‘TKRKT’ do të quhet surpriza më e re që bukuroshja ka për ndjekësit dhe ka një pyetje për të gjithë ju, nëse dëshironi videoklipi i këngës mund të publikohet ditën e premte ose të shtunën.

Pra, e gjitha është në dorën tuaj!

‘Bebe’ arriti miliona klikime vetëm brenda pak ditësh dhe vazhdojnë akoma të rriten. Vetë Era na ka bërë me dije me anë të një Instastory se projekti i saj ka arritur mbi 15 milion klikime në platformën YouTube.