Celebrities Gossip Showbiz

“Është e vërtetë që kam shtuar shumë në peshë por më pëlqen të ha…”/Bebe Rexha ‘bashkëvuajtëse’ me shumë vajza!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, vitin e kaluar bëri të ditur publikisht se vuan nga sindroma e vezoreve policistike. Sindroma e vezoreve polikistike (PCO-S) është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek gratë në moshën riprodhuese, e cila si efekt anësor ka shtimin në peshë. 33-vjeçarja prej kohësh ka shprehur se pesha e tepërt e saj vjen si pasojë e kësaj sindrome.

Ndërkaq, në një video të postuar së fundmi në TikTok mbizotëronin komentet mbi peshën e këngëtares. Përmes një statusi në Twitter ajo shkruan:

T’i shohësh është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e mërzitur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht e keqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa kushte.

Një nga komentet që i ishte bërë këngëtares, ishte një fanse që kishte shkruar:

E dua atë për faktin se është kaq unike dhe reale, ajo e do veten e saj brenda dhe jashtë dhe ne mund ta shohim këtë.

Më tej, ajo publikoi një tjetër status në Twitter, ku shkruante:

Unë gjithmonë kam vuajtur me peshën time. Më pëlqen të ha. Punoj me veten çdo ditë. Thjesht jam pak e dekurajuar tani.

Rikujtojmë, se Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta. Ndërkaq, Rexha ka paralajmëruar se më 28 prill do të publikojë albumin e saj më të ri, me titull “Bebe”.